KE: Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme do vizitojë Malin e Zi dhe Shqipërinë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një delegacion prej nëntë anëtarësh i Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) do të vizitojë Podgoricën dhe Tiranën nga 16 deri më 18 shkurt, i udhëhequr nga Kryetari i Komitetit David McAllister (PPE, Gjermani).

Komisioni Evropian përmes një njoftimi të publikuar në uebin zyrtar bën me dije se vizita do t’u mundësojë eurodeputetëve të AFET të vlerësojnë gjendjen e negociatave të anëtarësimit dhe prioritetet e reformave të pazgjidhura në secilin vend dhe të riafirmojnë angazhimin e Parlamentit për t’i mbështetur ata në rrugën e tyre evropiane.

“Gjatë vizitës, anëtarët e AFET-it do të shqyrtojnë negociatat në vazhdim dhe do të angazhohen me qeveritë dhe parlamentet në Mal të Zi dhe Shqipëri se si mund t’i përmbushin më së miri objektivat e tyre ambicioze dhe të adresojnë reformat e pazgjidhura, veçanërisht në grupin e “bazave”. Eurodeputetët do të takohen gjithashtu me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Vizita do të kontribuojë gjithashtu në punën e Komitetit mbi raportet e ardhshme të vendit për Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Takimet për shtyp me Kryetarin e delegacionit janë planifikuar të martën, më 17 shkurt, në orën 12:30 në Podgoricë dhe të mërkurën, më 18 shkurt, në orën 13:15 në Tiranë. Për ata që dëshirojnë të marrin pjesë, për më shumë detaje, ju lutemi të kontaktoni zyrtarët e shtypit”, thuhet më tej në njoftim.

The post KE: Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme do vizitojë Malin e Zi dhe Shqipërinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: