Francë, tensione politike pas vdekjes së një studenti 23-vjeçar të lidhur me ekstremin e djathtë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Vdekja e një studenti 23-vjeçar, pas përleshjeve të dhunshme midis grupeve të lidhura me të djathtën ekstreme dhe të majtën ekstreme, në Lyon, ka shkaktuar tensione të ashpra politike në Francë.

Sipas mediave franceze, emri i studentit është Quentin dhe ai ishte anëtar i grupeve politike të ekstremit të djathtë.

Përleshjet midis dy grupeve ndodhën të enjten e kaluar, në prag të një fjalimi politik nga eurodeputetja e partisë së majtë France Insubordine, Rima Hassan.

23-vjeçari u dërgua në një spital në Lyon të enjten në mbrëmje, i plagosur rëndë, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të shtunën ai u shpall i vdekur. Avokati i familjes së viktimës foli për një linçim nga grupe të organizuara njerëzish të lidhur me të Majtën e Largët dhe në veçanti me partinë France Insubordine, e cila, megjithatë, mohon çdo përfshirje.

Autoritetet policore franceze po hetojnë rastin, duke kërkuar të identifikojnë autorët, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu keqardhjen e tij për incidentin tragjik.

The post Francë, tensione politike pas vdekjes së një studenti 23-vjeçar të lidhur me ekstremin e djathtë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: