Ambasada amerikane e Kosovës ka publikuar në rrjetin social facebook mbi takimin e zhvilluar nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati dhe Glauk Konjufcas. Ambasada thekson se në këtë takim u diskutua lidhur me bashkëpunimin SHBA-Kosovë në disa aspekte, përfshirë sigurinë, diplomacinë e stabilitetin.
“I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, Anu Prattipati, u takua sot me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të sapozgjedhur, Glauk Konjufca, për të diskutuar forcimin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Kosovë. Ne presim me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë, stabilitetin rajonal dhe diplomacinë tregtare”.
The post Konjufca pret në takim të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, zbardhet diskutimi appeared first on Euronews Albania.
