Play-Off në Conference League, mposhten ekipet shqiptare Drita dhe Shkëndija

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të enjten në fushë zbritën dhe dy skuadrat shqiptare, të cilat vijojnë rrugëtimin në Conference League, Drita dhe Shkëndija.

Të dyja pësuan humbje, skuadra nga Kosova u mposht 2-3 nga Celje në stadiumin Fadil Vokrri edhe pse dhuroi një paraqitje pozitive.

Golat për kampionët e Kosovës u shënuan nga Balaj dhe Krasniqi. Shkëndija po ashtu ndeshjen e parë e luajti në shtëpi, ku përballë kishte ekipin turk të Samsunspor.

Miqtë fituan me rezultat minimal, ku goli i vetëm u shënua nga sulmuesi Marius. Ndeshjet e kthimit luhen javën e ardhshme.

The post Play-Off në Conference League, mposhten ekipet shqiptare Drita dhe Shkëndija appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: