Tifozët e Lille mesazhe kundër Kosovës, Crvena Zvezda shpërndan foton e flamurit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Crvena Zvezda mbrëmjen e së enjtes arriti të rrëmbente fitoren me golin e Uchenna nda Lille në kuadër të ndeshjes së parë të “play-off” në Europa League. Crvena Zvezda pas fitores në një postim në Instagram postoi tifozët e Lille të cilët shpalosën një flamur ku shfaqej Kosova pjesë e Serbisë.

Tifozët në stadiumin Stade Pierre-Mauroy përveç flamurit me Kosovën si pjesë të Serbisë paraqitën edhe një pankartë me mesazhin “Jo dorëzim”.

“Merci!”, shkroi në frëngjisht ekipi serb duke falënderuar tifozët e ekipit vendas.

Veprime të tilla pikasen shpesh në ndeshjet e ekipeve serbe të cilat nuk ngurojnë të paraqesin mesazhe kundër Kosovës.

The post Tifozët e Lille mesazhe kundër Kosovës, Crvena Zvezda shpërndan foton e flamurit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: