Chivu i përgjigjet gazetarit norvegjez: Nuk ka turp në futboll, respektoni kundërshtarët

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në prag të sfidës mes Inter dhe Bodø/Glimt, trajneri zikaltër Cristian Chivu reagoi ndaj një pyetjeje provokuese nga një gazetar norvegjez, i cili e konsideroi si “turp” një humbje të mundshme përballë ekipit nordik.

Chivu refuzoi kategorikisht këtë qasje, duke theksuar se në futboll nuk ka vend për nënvlerësim apo mungesë respekti. Ai u shpreh se skuadra e tij i respekton kundërshtarët dhe vlerëson projektin e shëndetshëm të Bodø/Glimt, që sipas tij ka dëshmuar forcën përballë ekipeve të mëdha.

Trajneri theksoi se qetësia nuk duhet ngatërruar me nënshtrimin dhe se respekti është themelor në sport, duke shtuar se Inter madje e ka përgëzuar ekipin norvegjez pas ndeshjes së parë.

The post Chivu i përgjigjet gazetarit norvegjez: Nuk ka turp në futboll, respektoni kundërshtarët appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: