Marco Baroni nuk i mbijetoi humbjes së rëndë 3-0 të Torino ndaj Genoa të dielën në Serie A. Trajneri italian, i emëruar verën e kaluar, u shkarkua të hënën, teksa skuadra renditet aktualisht në vendin e 15-të në kampionat.
Nën drejtimin e tij, Torino arriti deri në çerekfinalet e Coppa Italia, por ekipi ishte në rrugën e sezonit më të dobët që nga edicioni 2020-2021, kur e mbylli në vendin e 17-të.
Klubi ka vendosur t’ia besojë pankinën Roberto D’Aversa, i cili ka firmosur kontratë deri në qershorin e ardhshëm. 49-vjeçari ishte pa skuadër që pas rënies së Empoli në Serie B sezonin e kaluar.
Përvoja më e spikatur e D’Aversës mbetet ajo me Parma, të cilën e mori në drejtim në Serie C në vitin 2016 dhe e riktheu në elitën e futbollit italian dy vite më pas.
The post Torino shkarkon Marco Baroni, Roberto D’Aversa merr drejtimin appeared first on Euronews Albania.
