Dy objekte të vjedhura më shumë se një dekadë më parë nga kripta e Napoleonit III në Angli janë rikuperuar pasi një tregtar antikitetesh e kuptoi se i kishte ato ndërsa po shihte një përsëritje të dramës komike Lovejoy.
Kartat prej druri të altarit të shekullit të 19-të u vodhën gjatë një vjedhjeje në Abbey-n e Shën Michael-it në Farnborough, Hampshire në shkurt të vitit 2014.
Disa vite pas vjedhjes, ttregtari i antikiteteve nga Derbyshire, Paul Gostelow, telefonoi policinë në fillim të këtij muaji, pasi kuptoi se kishte dy nga tre kartat e vjedhura. Ai e kuptoi se kishte vepra të çmuara pasi vuri re motive të ngjashme napoleonike në objektet e paraqitura në emisionin Lovejoy të BBC-së.
Policia e Hampshire i përshkroi kartat si “unike, historikisht të rëndësishme dhe të paçmuara”.
“Pauli i dinte që ishin nga epoka e Napoleonit për shkak të topit dhe kurorës në cep të kornizës, të cilat i njohu nga një episod i Lovejoy. Edhe pse kartat janë kthyer në një gjendje të keqe, abati dhe komuniteti janë megjithatë të kënaqur me kthimin e tyre dhe janë mirënjohës ndaj publikut, kujdesi i të cilit çoi në rikuperimin e tyre. Shpresohet që karta e tretë të gjendet dhe ato që janë rikuperuar të mund të rikthehen”, njoftoi policia.
Manabisi i Shën Mikelit u porosit nga Perandoresha Eugenie, gruaja e Napoleonit III, i cili vdiq në mërgim në Angli në vitin 1873. Djali i tyre, Louis, u stërvit me ushtrinë britanike dhe u vra në moshën 23 vjeç, në betejë në vitin 1879.
Trupat e Napoleonit III, Eugénie dhe Louis ndodhen në kriptën e manastirit. Kartat e vjedhura përmbajnë tekste lutjesh të shkruara me dorë, të zbuluara te Louis kur ai vdiq dhe u vodhën nga altari i kriptës.
Altari është vendosur poshtë varrit të Perandoreshës Eugénie, kurora e së cilës u dëmtua në një bastisje në Luvrin në Paris.
The post Ishin vjedhur 12 vite më parë, tregtari përmes një filmi zbuloi se kishte dy objekte të vjetra të Napoleonit III appeared first on Euronews Albania.
