Tirana dhe trajneri Ardian Nuhiu kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre, duke e bërë zyrtare largimin e 47-vjeçarit nga drejtimi i skuadrës bardheblu.
Nuhiu kishte marrë drejtimin e kryeqytetasve më 31 tetor 2025, duke drejtuar skuadrën në 18 ndeshje. Gjatë këtij periudhe, trajneri nga Shkupi arriti të regjistrojë vetëm 4 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje.
Me këtë vendim, Tirana mbetet në situatë të vështirë në tabelën e klasifikimit, duke zënë vendin e parafundit me 21 pikë të grumbulluara. Klubi tashmë po kërkon një emër të ri për të marrë drejtimin e skuadrës në këtë fazë të sezonit.
The post Tirana ndan rrugët me Ardian Nuhiun, trajneri shkarkohet pas 18 ndeshjesh appeared first on Euronews Albania.
