Drejtori sportiv i Barcelona, Deco, analizoi shortin e Ligës së Kampionëve dhe ndeshjen e fundit ndaj Newcastle, ku katalanasit fituan 2-1. Ai theksoi se për të kaluar më tej do të duhet një performancë e përsosur.
“Ndeshja kundër Newcastle ishte një nga më të mirat e sezonit, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Kundër PSG-së performanca jonë ra në pjesën e dytë, por me një ndeshje perfekte mund të eliminojmë çdo kundërshtar,” tha Deco.
Ai shtoi se intensiteti i Premier League është shumë i lartë dhe se mbajtja e topit dhe vendosmëria në lojë janë vendimtare. Fokusin kryesor e ka tashmë ndeshja ndaj Villarreal, përpara sfidës së vështirë kundër Newcastle në fazën tjetër.
The post Deco: Barça duhet të jetë perfekte për të eliminuar Newcastle-n appeared first on Euronews Albania.
