Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk. Ambasadori McGurk e uroi Kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike. Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit.
Kryeministri e falënderoi Ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e institucioneve demokratike.
The post Kurti takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutime për zhvillimet politike dhe institucionale appeared first on Euronews Albania.
