Përplasi për vdekje një student dhe u largua nga vendngjarja, reperi Ghetts dënohet me 12 vite burg

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Reperi, Ghetts është dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e një studenti në një aksident me makinë në verilindje të Londrës.

41-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Justin Clarke-Samuel, u dënua në Old Bailey pasi më parë pranoi se kishte shkaktuar vdekjen e 20-vjeçarit Yubin Tamang për shkak të drejtimit të rrezikshëm të mjetit.

Tamang, një student universiteti nga Nepali, vdiq në spital dy ditë pasi u përplas nga makina e reperit në Redbridge Lane East mbrëmjen e 18 tetorit 2025.

Gjykata theksoi se Clarke-Samuel kishte qenë duke drejtuar me më shumë se lejohej në zonë kur BMW M5 i tij goditi Tamangun ndërsa ai po kalonte rrugën. Ai nuk u ndal në vendngjarje.

Gjykatësi Mark Lucraft KC gjithashtu theksoi se Clarke-Samuel nuk ka të drejtë për të drejtuar automjetin për 17 vjet.

The post Përplasi për vdekje një student dhe u largua nga vendngjarja, reperi Ghetts dënohet me 12 vite burg appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: