Prishtina intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nisur takimet lidhur me realizimin e masterplanit të objekteve sportive në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Rama theksoi se është duke u zhvilluar takimi i planifikimit sportiv, ku po analizohen lokacionet, nevojat infrastrukturore si dhe po merren vendime kyçe për organizimin e ngjarjes së madhe sportive që do të mbahet në Prishtinë.

Ai shtoi se “Prishtina 2030” nuk është vetëm një organizim sportiv, por një dëshmi se kryeqyteti i Kosovës është i gatshëm të performojë në skenën ndërkombëtare. Rama e ka cilësuar këtë proces si hap të rëndësishëm drejt realizimit të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare.

The post Prishtina intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: