Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka shprehur mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për Spanjën pas tensioneve të fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një reagim zyrtar, Costa bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, për të theksuar solidaritetin e BE-së ndaj Madridit zyrtar.
“Sapo zhvillova një telefonatë me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, për të shprehur solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian me Spanjën. BE-ja do të sigurojë gjithmonë që interesat e shteteve të saj anëtare të mbrohen plotësisht. Ne riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit botëror të bazuar në rregulla, kudo në botë”, thuhet në deklaratën e Presidentit të Këshillit Evropian.
The post Tensionet Spanjë-SHBA, Presidenti i KE mbështet Kryeministrin Sanchez appeared first on Euronews Albania.
