Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u ndje mëngjesin e kësaj të mërkure në rajonin e Katanias në Siçili. Tërmeti u ndje në orën 07:05 të mëngjesit.
Sipas një vlerësimi nga Instituti Gjeofizik Italian, thellësia fokale është 3.8 kilometra.
Përveç Katanias ku shumë banorë dolën në rrugë , dridhja u ndje në zonën më të gjerë të vullkanit Etna, si dhe në qytetet e Mesinës dhe Sirakuzës.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të rënda materiale.
The post Tërmet i forta në Siçili, ja sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.




