Një bodrum vere i braktisur, që besohet se ka qenë i mbyllur për rreth 120 vjet, është zbuluar pas fundosjes së tokës në një fushë golfi në Mançester të Anglisë.
Bodrumi me tulla ishte i mbushur me dhjetëra shishe të lashta vere. Vendi u zbulua nga stafi në Klubin e Golfit Davyhulme Park në Trafford. Bodrumi besohet se lidhet me rezidencën që dikur ndodhej në pronë, e cila u shemb në vitin 1888.
Martyn Hamer, një nga menaxherët e klubit theksoi se përdorën një ekskavator për të gërmuar në zone pasi u zbulua struktura me tulla. Pastaj ai hyri brenda me një elektrik dore dhe vuri re shishet.
Për klubin, zbulimi nuk është vetëm një ngjarje e çuditshme, por edhe një mundësi për të nxjerrë në pah të kaluarën e vendit.
Hamer tha se klubi e dinte se kishte bodrume në atë vend, por nuk e dinte kurrë saktësisht se ku ndodheshin ato. Ai vlerëson se bodrumi përmbante rreth njëqind shishe.
The post VIDEO/ Fundosja e tokës në fushën e golfit, zbulohet bodrumi i verës në Mançester! Ishte i mbyllur për 120 vjet appeared first on Euronews Albania.
