Epopeja e UÇK-së, Osmani: Një histori që vazhdon të jetojë si betim

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sot shënohen 28 vjet nga njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme dhe më të dhimbshme në historinë e re të Kosovë rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.

Në nder të kësaj dite, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një reagim në llogarinë e saj në Facebook.

“Nga sakrifica sublime te liria, një histori që vazhdon të jetojë si betim, si frymëzim dhe si udhërrëfyes për brezat”, ka shkruar ajo.

Në këtë ditë të shënuar do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës, si dhe mbledhje solemne nga Qeveria e Kosovës.

The post Epopeja e UÇK-së, Osmani: Një histori që vazhdon të jetojë si betim appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: