Anëtari i Komisionit për Legjislacion nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se janë ngarkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që t’i shqyrtojnë amendamentet e propozuara nga presidentja Osmani.
Sipas Rrustemit, miratimi i këtyre amendamenteve eliminon “ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve”.
“Në përkrahje të këtyre amendamenteve, me këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.
Mbledhja për shqyrtimin e amandamenteve do të mbahet në orën 18:00, sipas Vigan Qorrollit, anëtarit të komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
The post President nga populli, Albulena Haxhiu ngarkon komisionin të shqyrtojë amendamentet e Osmanit appeared first on Euronews Albania.
