Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo parti e mbështet nismën e Presidentes Vjosa Osmani për amendamentet kushtetuese, të cilat mundësojnë zgjedhjen e Presidentes/it drejtpërdrejt nga populli. Sipas Nagavcit, votimi i këtyre amendamenteve forcon stabilitetin institucional.
“Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet kushtetuese të përcjella sot nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit. Ftoj të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend”, shkruan ajo.
The post LVV-ja mbështet Osmanin për zgjedhje të drejtpërdrejë të presidentit nga populli appeared first on Euronews Albania.
