Seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës ka filluar me një mungesë të madhe deputetësh.
Vetëm 64 deputetë janë të pranishëm në sallë, ndërsa mungojnë 56 të tjerë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje deputetëve të vijnë në seancë, por deputetët e opozitës nuk duken të gatshëm të kthehen fare në seancë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, kur kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundim të afatit kushtetues.
Në mungesë të tyre, zgjedhja e presidentit është e pamundur, pasi nevojiten së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë.
Në sallë janë të pranishëm vetëm 66 deputetë, ndërsa mungojnë 54 të tjerë.
The post Sot afati i fundit/ Nis seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, opozita bojkoton appeared first on Euronews Albania.
