Parlamenti çek mbron kryeministrin Babis nga gjyqi për mashtrim me subvencionet e BE-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dhoma e ulët e parlamentit çek votoi sonte për të hedhur poshtë një kërkesë gjykate sipas së cilës kryeministri Andrej Babiš do të përballej me gjyq në një procedurë të gjatë për mashtrim të dyshuar në tërheqjen e subvencioneve nga Bashkimi Evropian.

Babiš, një biznesmen miliarder dhe kreu i partisë populiste ANO, u rikthye në pushtet pasi fitoi zgjedhjet në tetor të vitit të kaluar, pavarësisht akuzave në një rast që përfshinte një subvencion prej dy milionë eurosh të dhënë në vitin 2008, përpara se ai të hynte në politikë, për të ndërtuar një hotel dhe qendër konferencash jashtë Pragës të quajtur “Foleja e Rodës”, raporton Reuters.

The post Parlamenti çek mbron kryeministrin Babis nga gjyqi për mashtrim me subvencionet e BE-së appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: