Roman Abramovich i ka dërguar qeverisë britanike një letër, duke kërkuar lirimin e 2.5 miliardë paundëve (rreth 2.9 miliardë euro) nga shitja e Chelseat, të ngrira pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Ai pohon pronësinë e plotë të fondeve dhe thotë se do t’i përdorë për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.
Abramovich kundërshton gjithashtu hetimin e autoriteteve të Jersey-t dhe ka nisur procedura ligjore ndaj tyre për përvetësim të paligjshëm dhe abuzim me pushtetin.
Autoritetet e Jersey-t kanë ngrirë gjithsej 6.12 miliardë euro të Abramovichit, duke përfshirë të ardhurat nga shitja e Chelseat. Avokatët e tij theksojnë se vetëm heqja e akuzave dhe lirimi i fondeve mund të lejojë funksionimin e fondacionit të tij bamirës.
The post Abramovich kërkon lirimin e 2.9 miliardë eurove të ngrira për ndihmë humanitare appeared first on Euronews Albania.
