Mediat britanike kanë kritikuar ashpër trajnerin e Tottenham Hotspur, Igor Tudor, pas humbjes së katërt radhazi që nga momenti kur ai mori drejtimin e ekipit në vend të Thomas Frank.
Disfata 5-2 në Ligën e Kampionëve ndaj Atlético Madridit ka shtuar presionin mbi trajnerin kroat. Vendimi i tij për të aktivizuar portierin e ri Antonin Kinsky në vend të titullarit Vicario u vu në pikëpyetje, pasi gardiani u zëvendësua pas vetëm 17 minutash pas disa gabimeve dhe u largua nga fusha në lot.
I pyetur për të ardhmen e tij, Tudor zgjodhi të mos komentojë. Sipas mediave britanike, në 26 ditë në krye të ekipit ai nuk ka sjellë përmirësim as në lojë dhe as në rezultate, ndërsa Tottenham vijon të luftojë për mbijetesë.
Ndërkohë, kanë nisur edhe spekulimet për një rikthim të mundshëm të Mauricio Pochettinos, i cili ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen. Në listën e emrave që përmenden për stolin e Spurs është edhe Thiago Motta, i cili aktualisht është nën kontratë me Juventusin.
The post Tudor nën presion te Tottenham, mediat britanike: Njeriu i gabuar në vendin e gabuar appeared first on Euronews Albania.
