Broja nis stërvitjen me Burnley, trajneri tregon situatën! Daku postim nga fusha

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Armando Broja ka kaluar fazën më kritike të dëmtimit dhe është rikthyer në stërvitje me ekipin e Burnley. Klubi anglez ka publikuar disa momente nga seanca stërvitore, ku sulmuesi shfaqet duke vrapuar së bashku me shokët e ekipit.

Trajneri Scott Parker ka komentuar situatën.

“Armando është duke u stërvitur përsëri, por vetëm me stërvitje të lehtë. Është në rrugën e duhur. Do të shohim ku do të jemi përsëri në fundjavë”, tha Parker.

Ndeshja e radhës për Burnley zhvillohet të shtunën në orën 16:00, në shtëpi kundër Bournemouth. Pavarësisht se mbetet për t’u parë nëse Broja do të jetë gati për këtë përballje, rikthimi i tij në grup është një lajm i mirë për trajnerin Sylvinho, sidomos për përgatitjet e Kombëtares për ndeshjen kundër Polonisë.

Edhe Mirlind Daku duket se e ka kaluar dëmtimin, pasi postoi një foto nga stërvitja.

“Një hap para teje”, shkroi Daku. Ndërkohë, situata e Rey Manajt mbetet ende e paqartë, pasi ai po vuan nga një shqetësim muskulor në kofshë.

The post Broja nis stërvitjen me Burnley, trajneri tregon situatën! Daku postim nga fusha appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: