Kryeministri suedez Ulf Kristersson kritikoi homologun e tij hungarez Viktor Orban për bllokimin e kredisë së dakordësuar më parë nga BE për Ukrainën, duke e quajtur si veprim të papranueshëm.
“Është e papranueshme të bllokohen vendimet për të cilat është rënë dakord dikur. Në të njëjtën kohë, Komisioni është ofruar të ndihmojë në krijimin e një kuadri menaxhimi për importet e ligjshme të naftës ruse. Shpresoj se do ta zgjidhim këtë problem gjatë ditës”, tha Kristersson.
Ai tha se Orban po e përdorte çështjen për të ushtruar presion mbi udhëheqësit e BE-së për qëllime politike të brendshme, përpara zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë në prill.
“Mendimi im është se ai po e bën këtë për arsye politike të brendshme në Hungari”, shtoi ndër të tjera ai.
Kristersson shtoi se importet e naftës ruse nga Hungaria ishin të ligjshme sipas rregullave të BE-së, duke vënë në dukje se si Hungaria ashtu edhe Sllovakia kishin siguruar përjashtime nga sanksionet evropiane mbi importet e naftës ruse kur ato u futën për herë të parë.
The post Kryeministri suedez kritika ndaj Orban: E papranueshme të bllokohen vendimet për të cilat është rënë dakord appeared first on Euronews Albania.
