Këshilli Evropian ka miratuar mbështetjen për Ukrainën, por pa nënshkrimet e Viktor Orban të Hungarisë dhe Robert Fico të Sllovakisë. Ata të dy ishin të përfshirë në një mosmarrëveshje me Kievin mbi tubacionin e naftës Druzhba.
Deklarata e miratuar flet për kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, të cilën Hungaria dhe Sllovakia po e bllokojnë.
Sipas një diplomati të BE-së, gjatë diskutimeve, Orban bëri një ndërhyrje shumë të shkurtër brenda dhomës, duke argumentuar se ai kishte të drejtën për të bllokuar vendimin e miratuar nga udhëheqësit në dhjetor.
Budapesti dhe Bratislava e kanë kritikuar ashpër Komisionin Evropian për përjashtimin e ekspertëve të tyre kombëtarë nga inspektimi i tubacionit.
“Përjashtimi i tyre ngre pyetje themelore në lidhje me besueshmërinë dhe objektivitetin e çdo përfundimi”, thonë ata.
The post Udhëheqësit e BE-së miratojnë mbështetjen për Ukrainën pa firmën e Orban dhe Fico-s appeared first on Euronews Albania.
