Spanja miraton paketën 5 miliardë euro për uljen e çmimeve të karburanteve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka bërë të ditur këtë të premte një paketë mbështetëse prej 5 miliardë eurosh, e cila synon të zbusë pasojat ekonomike të konfliktit në Lindjen e Mesme. Në fokus të kësaj pakete është një ulje e konsiderueshme e taksave për energjinë.

Paketa përfshin rreth 80 masa konkrete, mes të cilave edhe reduktimin e TVSH-së për benzinën dhe karburantet. Sipas Sánchez, këto ndërhyrje mund të sjellin një ulje të çmimeve në pikat e furnizimit deri në 30 cent për litër. Deklarata u bë pas një mbledhjeje urgjente të kabinetit qeveritar.

Me këtë vendim, Spanja i bashkohet vendeve të tjera evropiane që po ndërmarrin hapa për të lehtësuar barrën financiare mbi qytetarët, në kushtet e rritjes së çmimeve të shkaktuara nga tensionet në Lindjen e Mesme.

The post Spanja miraton paketën 5 miliardë euro për uljen e çmimeve të karburanteve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: