Deklaratë e ashpër e tifogrupit “Flota Kuqezi”: Përjashtimi i ish-kapitenit të Flamurtarit i merituar…

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Tifogrupi i Flamurtarit, “Flota Kuqezi”, ka reaguar ashpër pas ndeshjes së sotme në Ballsh, duke mbështetur plotësisht vendimin e klubit për përjashtimin e ish-kapitenit Lorenc Trashi.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, “Flota Kuqezi” e cilëson këtë vendim të drejtë dhe të merituar, duke akuzuar rëndë lojtarin për sjellje të papranueshme dhe duke e etiketuar atë si “kumarxhi”.

Sipas tifozëve, rastet e dyshimta të përsëritura kanë çuar në këtë vendim ekstrem, i cili, sipas tyre, ishte i pashmangshëm.

“TURPI E KA EMRIN TRASHI. Flota Kuqezi mbështet plotësisht vendimin e klubit për përjashtimin e Lorenc Trashit. Fanella e Flamurtarit është më e rëndësishme se çdo individ”, thuhet në deklaratë.
Më tej, tifogrupi thekson se në skuadër duhet të jenë vetëm ata lojtarë që e ndjejnë dhe e respektojnë fanellën, duke refuzuar kategorikisht, sipas tyre, “ata që e shesin apo nuk japin maksimumin për ekipin”.

Reagimi i “Flota Kuqezi” vjen në një moment të vështirë për Flamurtarin, pas humbjes dramatike në sekondat e fundit në përballjen e sotme

The post Deklaratë e ashpër e tifogrupit “Flota Kuqezi”: Përjashtimi i ish-kapitenit të Flamurtarit i merituar… appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: