Presidenti i Sinan Idrizi ka marrë një vendim drastik pas humbjes së sotme, duke përjashtuar përfundimisht nga ekipi kapitenin Lorenc Trashi.
Sipas njoftimit, vendimi vjen pas një veprimi të konsideruar me dashje nga ana e Trashit, i cili ka shkaktuar një penallti në ndeshjen mes Bylis Ballsh dhe Flamurtari FC.
Flamurtari u mposht në sekondat e fundit të takimit, një humbje që ka rënduar ndjeshëm situatën e skuadrës në renditje, duke e çuar ekipin drejt fundit të tabelës.
The post Vendim i fortë te Flamurtari, përjashtohet kapiteni Lorenc Trashi appeared first on Euronews Albania.
