Franca thirrje Izraelit të mos nisë operacion tokësor në Libanin jugor

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Franca i ka bërë thirrje Izraelit të shmangë dërgimin e trupave në Libanin jugor, duke paralajmëruar për pasoja të rënda humanitare.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot tha se Franca po i kërkonte Izraelit të përmbahej nga operacione të tilla tokësore, të cilat do të kishin pasoja të mëdha humanitare dhe do të përkeqësonin situatën tashmë të rëndë të vendit.

Komentet e tij për agjencinë e lajmeve AFP erdhën pasi Izraeli tha se ushtria e tij synon të marrë kontrollin e një zone në Libanin jugor deri në lumin Litani, rreth 30 km nga kufiri.

The post Franca thirrje Izraelit të mos nisë operacion tokësor në Libanin jugor appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: