Vranë djalin 3 muajsh, dënohet me 19 vite burg shqiptari në Angli! 15 vite burgim edhe për gruan e tij

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

37-vjeçari shqiptar, Klevi Pirjani dhe gruaja e tij Nivaldi Pirjani u dënuan të hënën me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurorës në Liverpul pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e foshnjës së tyre Miguel. Klevi Pirjani është dënuar me të paktën 19 vjet burg, ndërsa Nivalda Pirjani u dënua me të paktën 15 vjet burg.

Çifti nuk ka shpjeguar kurrë se çfarë ndodhi në shtëpinë e tyre në Percy Road në Seacombe, Wirral, më 24 nëntor 2024 dhe as kush ia kishte shkaktuar lëndimin fatal në kokë djalit të tyre.

Mjekët në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey zbuluan se përveç një kafke të thyer, foshnja kishte pësuar një thyerje në brinjë, krah dhe këmbë gjatë disa javësh. Ai u shkëput nga aparatet që e mbanin në jetë më 29 nëntor dhe vdiq më vonë atë ditë.

Gjatë gjyqit të çiftit, prokurori Peter Wright KC u tha juristëve se numri i lëndimeve tregonte se Miguel ishte abuzuar fizikisht në mënyrë sistematike nga prindërit e tij.

Pasi çifti u dënua, Policia e Merseyside publikoi thirrjen në numrin 999.

“Kam një të vogël tre muajsh, sapo ndaloi së marri frymë mbrëmë, vetëm ngjyra e fytyrës së tij ndryshoi”, tha Pirjani.

Policia publikoi gjithashtu një video që tregon momentin kur Nivaldi Pirjani u tha nga një oficer policie se ata besonin se djali i saj kishte pësuar ndonjë lloj dëmtimi.

Nivaldi Pirjani pretendoi se burri i saj ishte i dhunshëm me të, por gjatë intervistave në polici, nuk u tha oficerëve se e kishte parë atë të sulmonte Miguelin.

The post Vranë djalin 3 muajsh, dënohet me 19 vite burg shqiptari në Angli! 15 vite burgim edhe për gruan e tij appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: