Gazetari Euronews Albania flet nga Varshava një ditë përpara ndeshjes Shqipëri-Poloni: Ja atmosfera që gjeta

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në një lidhje live nga Varshava, gazetari i Euronews Albania, Drilon Xhepollari, përcolli emocionet dhe atmosferën para ndeshjes Shqipëri-Poloni, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy”.

Gazetari u shpreh se disa tifozë shqiptarë nuk kanë mundur të udhëtojnë për në Poloni për të parë ndeshjen, pasi kanë pasur probleme me pasaportat e tyre. Ai theksoi gjithashtu se në stadium pritet të jenë rreth 3000 tifozë shqiptarë, për shkak të kapacitetit të stadiumit.

“Atmosfera e bukur ka nisur që në Rinas. Shumë tifozë shqiptarë do të jenë në këtë ndeshje. Do të jetë një sfidë e rëndësishme për Kuqezinjtë.

Disa tifozë shqiptarë kanë mbetur jashtë pasi kanë pasur probleme me pasaportat dhe nuk i kanë kontrolluar në kohë, duke humbur mundësinë për këtë ndeshje.

Por shumë shqiptarë nga vende të ndryshme të Europës kanë mbërritur në Varshavë. Është një atmosferë vërtet e veçantë. Jo të gjithë kanë mundur ta sigurojnë një biletë, pasi stadiumi ka kapacitet të kufizuar. Stadiumi në Varshavë ka një kapacitet prej rreth 59 mijë personash, dhe pjesa më e madhe e tifozëve do të jenë polakë.

Tifozët tanë do të jenë të mobilizuar, ndërsa trajneri Sylvinho në konferencën për shtyp, pak çaste më parë, u shpreh se do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme.

Ai nuk preferoi të zbulojë formacionin, por vlerësoi ekipin dhe lojtarët që kanë punuar gjatë kësaj periudhe.

Ndeshja do të gjykohet nga një arbitër anglez, Anthony Taylor, një gjyqtar me shumë eksperiencë,” u shpreh gazetari.

The post Gazetari Euronews Albania flet nga Varshava një ditë përpara ndeshjes Shqipëri-Poloni: Ja atmosfera që gjeta appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: