Nxënësi 13-vjeçar plagos me thikë mësuesen në Itali, dëshmitarët filmuan sulmin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një nxënës 13-vjeçar këtë të mërkurë ka sulmuar dhe plagosur me thikë mësuesen e tij përpara hyrjes së një shkolle në Bergamo, në veri të Italisë. Mësuesja 57-vjeçare u dërgua menjëherë në spital pas sulmit. Sipas informacioneve, ajo është jashtë rrezikut për jetën.

13-vjeçari mësohet se u filmua nga dëshmitarët okularë gjatë sulmit. Ai mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “hakmarrje” dhe pantallona në stil ushtarak. Pas sulmit kanë ndërhyrë një mësues dhe dy administratorë të cilët e ndaluan atë.

Ende nuk dihet pse13-vjeçari e sulmoi mësuesen e tij. Karabinierët deklaruan se ngjarja ishte një incident i izoluar dhe se nuk ishin të përfshirë persona të tjerë. Ata gjithashtu shtuan se motivi nuk lidhet me terrorizmin.

The post Nxënësi 13-vjeçar plagos me thikë mësuesen në Itali, dëshmitarët filmuan sulmin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: