Play-off i Botërorit, kombëtarja shqiptare zbarkon në Varshavë, gati për sfidën ndaj Polonisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mesditën e kësaj të premteje, kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, një ditë para sfidës së madhe ndaj skuadrës polake për “play-off”-in e Botërorit.

Avioni i kuqezinjve u nis mëngjesin e sotëm nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe me mbërritjen e tyre Federata Shqiptare e Futbollit, në faqen e saj zyrtare, ka ndarë pamjet e para të mbërritjes në Varshavë.

Përballja me Poloninë do të luhet nesër, më 26 mars, në orën 20:45. Ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “PGE Narodowy” në orën 18:00, ndërsa para saj trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp.

The post Play-off i Botërorit, kombëtarja shqiptare zbarkon në Varshavë, gati për sfidën ndaj Polonisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: