Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi këtë të mërkurë se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026.
FSHF falënderon tifozët për interesin dhe mbështetjen ndaj Kombëtares, duke i ftuar të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake.
Takimi do të zhvillohet më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.
The post Shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë për ndeshjen e Kombëtares ndaj Polonisë në Varshavë appeared first on Euronews Albania.
