Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka akuzuar Rusinë se po mbështet Iranin me informacion inteligjence që synon, sipas saj, “vrasjen e amerikanëve” në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë për mediat, Kallas u shpreh se ka sinjale të qarta për përfshirjen e Moskës në këtë bashkëpunim.
“Po shohim Rusinë duke ndihmuar Iranin, i cili po ofron inteligjencë për të synuar amerikanët, për t’i vrarë ata, dhe tani Rusia po i siguron gjithashtu dronë Iranit në mënyrë që të mund të sulmojë vendet fqinje dhe bazat ushtarake amerikane”, tha ajo.
Zyrtarja e lartë evropiane theksoi më tej se përfundimi i tensioneve në rajon kërkon një qasje më të gjerë ndërkombëtare. Sipas saj, “nëse Amerika dëshiron që lufta në Lindjen e Mesme të përfundojë, ajo duhet gjithashtu të ushtrojë presion mbi Rusinë që të ndalojë së ndihmuari Iranin në këtë drejtim”.
Deklaratat e Kallas vijnë në një kohë kur situata e sigurisë në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar, ndërsa aktorët ndërkombëtarë përpiqen të frenojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.
The post Deklarata e fortë e Kallas: Rusia po ndihmon Iranin për të vrarë amerikanë appeared first on Euronews Albania.
