Ky flamur është valëvitur në 30 qytete mbarë shqiptare, dhe sot vjen me një tjetër emocion. Kështu është shprehur Kryetari i Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, për degën e Fierit, Kristaq Ziu.
Në pamundësi për ta shpalosur në stadium e vendosën në qendër të qytetit të Fierit. Ziu u shpreh se sonte luajnë dy kombëtaret e vendit ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës dhe se kjo është arsyeja se përse atmosfera është kaq e zjarrtë.
“Sonte dy kombëtaret tona luajnë për Botëror, luajnë dy zemra për një komb, ndaj atmosfera është kaq e zjarrtë.
Ky flamur është njëherazi një thirrje për më shumë mbështetje ndaj kombëtareve tona,” tha ai, duke u shprehur i bindur në fitore.



The post Është valëvitur në 30 qytete, flamuri i veçantë shpaloset në qendër të Fierit për ndeshjen kundër Polonisë appeared first on Euronews Albania.
