PDK: Nuk na është ofruar posti i Presidentit, pretendimet të pavërteta

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit.

Në reagim thuhet se pretendimet janë të pavërteta dhe spekulative. Ajo shtoi se PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informacione të sakta.

“Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative.

Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara. PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në reagim.

The post PDK: Nuk na është ofruar posti i Presidentit, pretendimet të pavërteta appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: