Policia polake masa të rrepta ndaj tifozëve shqiptarë, u ndalon festimet dhe këngët

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në prag të ndeshjes me Poloninë, forcat e policisë polake janë të pranishme në çdo rrugë të qytetit të Varshavës, ku po monitorojnë dhe vëzhgojnë tifozët shqiptarë.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, forcat polake po i kërkojnë tifozëve të qëndrojnë të qetë dhe të matur, duke ndaluar festimet e zhurmshme dhe këndimin e këngëve.

Përveç kësaj, policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve, duke u kërkuar dokumente identifikimi dhe duke i mbajtur të ndaluar për më shumë se 30 minuta.

The post Policia polake masa të rrepta ndaj tifozëve shqiptarë, u ndalon festimet dhe këngët appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: