Në një lidhje live nga Varshava, gazetari i Euronews Albania, Drilon Xhepollari, përcolli emocionet dhe atmosferën pak orë para ndeshjes Shqipëri-Poloni, e cila do të zhvillohet këtë të enjte në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy”.
Gazetari u shpreh se disa tifozë shqiptarë nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për t’u futur në stadium, por do të jenë të pranishëm në një atmosferë festive jashtë saj. Sa i përket pozicioni të lojtarëve në fushë, Xhepollari theksoi se trajneri Silvinjo nuk e ka zbuluar ende formacionin, por siç theksoi gazetari, pritet që të ketë surpriza.
“Ka qenë një atmosferë e bukur në fakt, ku tifozët kuq e zi kanë festuar deri në orët e vona të mëngjesit të sotëm. Ka pasur masa të shtuara të sigurisë në zemër të qytetit në Varshavë për të monitoruar çdo lëvizje të tifozëve shqiptarë për të mos pasur përplasje.
Ambientet e bareve kanë qenë të hapura, ka pasur një festë të vogël, por jo nga ato që jemi mësuar të shikojmë kur kombëtarja, ka ndeshje.
Futbollistët janë në formë, presim një atmosferë të mirë. Trajneri Silvinjo ka bërë ato “kurthet” e tij për Poloninë, mund të ketë surpriza në informacion. Fakti i ndarjes së numrave, fakti që Asani ka shkuar në tribunë, tregon shumë. Mund të kemi ndonjë surprizë ku Muçi ose Mehmeti do të jenë titullarë.
Por Silvinjo ka kërkuar edhe nga stafi i tij që askush të mos flasë për të mos dhënë asnjë informacion për ata që do të luajnë në fushë, për të qenë sa më i sigurt dhe për ta befasuar kundërshtarin në stadium ditën e sotme.
Shanset janë aty, Muçi po kalon një formë të shkëlqyer, Mehmeti gjithashtu, lojtarët e tjerë të cilët kanë pasur një sezon pozitiv aty ku janë aktivizuar.
Jo të gjithë tifozët kanë arritur ta sigurojnë një biletë, por do të jenë jashtë stadiumit”, u shpreh gazetari.
The post Sot ndeshja Shqipëri-Poloni, gazetari i Euronews Albania përcjell atmosferën e tifozëve shqiptarë nga Varshava appeared first on Euronews Albania.
