Irani ndalon ekipet dhe atletët të marrin pjesë në garat që zhvillohen në “vende armiqësore”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministria e sportit e Iranit i ka ndaluar ekipeve kombëtare dhe atletëve të saj të marrin pjesë në gara në “vende armiqësore”, raporton media shtetërore iraniane.

Sipas ministrisë, “prania e ekipeve kombëtare dhe të klubeve në vende që konsiderohen armiqësore dhe nuk mund të sigurojnë sigurinë e atletëve dhe anëtarëve të ekipit iranian është e ndaluar deri në njoftim të dytë”.

Ky vendim mund të ndikojë në pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet këtë verë në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Ndeshjet e fazës së grupeve të Iranit janë planifikuar në Los Angeles dhe Seattle.

Irani ka kërkuar zyrtarisht që ndeshjet e tij në SHBA të zhvendosen në Meksikë, një propozim që presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se është e hapur për t’u pranuar.

Më parë këtë muaj, Presidenti Donald Trump tha se Irani ishte i mirëpritur të merrte pjesë, por shtoi: “Unë vërtet nuk besoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre”.

The post Irani ndalon ekipet dhe atletët të marrin pjesë në garat që zhvillohen në “vende armiqësore” appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: