Çmimet e larta të karburanteve/ Konfindustria i kërkon qeverisë: Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Konfindustria ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordit të Transparencës, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të nevojshme, por të vonuar në treg.

Sipas Konfindustrisë, ky vendim përbën ndërhyrjen e parë të drejtpërdrejtë të ekzekutivit në kushtet e një krize të jashtëzakonshme, të shkaktuar nga zhvillimet në rajonin e Gjirit Persik. Organizata thekson se vendet e rajonit dhe më gjerë kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të zbutur pasojat e krizës energjetike.

Konfindustria i është drejtuar Qeverisë shqiptare me 4 kërkesa, ku e para është të ulet barra fiskale e karburanteve dhe taksat vjetore të automjeteve. Gjithashtu kërkohet ndërtimi i rafinerisë për të përpunuar naftën shqiptare për të plotësuar të paktën 30% të nevojave vjetore të vendit.

Reagimi:

Konfindustria mbështet vendimin e ekzekutivit nëpërmjet Bordit të Trasparencës për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve në tregëtinë me shumicë dhe pakicë.

Sa më sipër përbën ndërhyrjen e parë dhe mjaft të vonuar të qeverisë shqiptare në tregun e karburanteve në kushtet e jashtëzakonshme të krizës.

Të gjitha shtete e rajonit dhe më gjerë kanë marrë masa të menjëhershme për zbutjen e pasojave të luftës së Gjirit Persik.  Çmimet e vendosura të produkteve të karburanteve janë mbi 8% më të ulta, që tregon qartësisht për hapsirat e gjera të spekullimeve nga operatorët e tregut dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së vazhdueshme të mbikqyrjes së tregut strategjik të karburanteve.

Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare, që në të njejtën kohë me mbikqyrjen nëpërmjet Bordit të Trasparencës për parandalimin e spekullimeve në tregun e karburanteve në kushtet e sotme të jashtëzakonshme botërore, të vlerësojë me shpejtësi si më poshtë:

1- Uljen e përgjithshme të barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të makinave deri në nivelet të mesatares së shteteve të rajonit

2- Krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm mbikqyrës

3- Rishikimin e ndërtimit të sotëm në dretimin vertikal dhe horizontal të tregut të karburanteve me shfaqje të qarta të tipit kartel dhe oligopol në porte, tregëti me shumicë dhe pakicë

4- Ndërtimin e rafinerisë për të përpunuar naftën shqiptare për të plotësuar të paktën 30% të nevojave vjetore të vendit.

 

The post Çmimet e larta të karburanteve/ Konfindustria i kërkon qeverisë: Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: