Komisioni Evropian ka miratuar një program pune prej 1.5 miliardë eurosh për të nxitur industrinë mbrojtëse evropiane dhe ukrainase, tha KE në një deklaratë.
“Komisioni Evropian miratoi sot një program pune prej 1.5 miliardë eurosh në kuadër të Programit Evropian të Industrisë së Mbrojtjes për të përmirësuar dhe modernizuar industrinë e mbrojtjes të Evropës, për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe për të siguruar përparimin dhe qëndrueshmërinë teknologjike”, thuhet në deklaratë.
Më shumë se 700 milionë euro do të mbështesin rritjen e prodhimit të komponentëve dhe produkteve kryesore të mbrojtjes, duke përfshirë sistemet kundër dronëve, raketat dhe municionet, sipas deklaratës. Programi është planifikuar të fillojë më 31 mars.
The post KE miraton programin 1.5 mld euro për të forcuar industrinë mbrojtëse evropiane dhe ukrainase appeared first on Euronews Albania.
