Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se do të ftojë në takim liderët e partive opozitare, në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme përzgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ai tha se deri më tani nuk ka pasur kohë për të zhvilluar konsultime të brendshme lidhur me këto takime për shkak të një vizite në Paris të Francës. Por, ai shtoi se ato do të ndodhin së shpejti. Sipas tij, për të qenë i sigurt procesi i zgjedhjes së presidentit, nevojitet një mbështetje edhe më e gjerë në Kuvend.

“Unë nuk e kisha kohën e mjaftueshme që t’i bëjë konsultimet e brendshme për takimet e ardhshme, pa dyshim që do të bëjë ftesa për takime për kryetarët e partive opozitare në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët ashtu që të arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve, e po e ritheksoj unë nuk besoj që është mirë të jemi vetëm 80 apo 81 deputetë, duhet të jemi rreth 85, 84 deri në 86 që të jemi të sigurt në mënyrë që ta zgjedhim presidentin aty. Dhe për këtë do të bëjë edhe ftesa e do të zhvillojmë edhe takime por çfarë ofertash dhe kërkesash do të ketë në ato takime duhet të presim që të ndodhin ato takime”.

I pyetur sea do të tërhiqen kandidaturat e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufcës, dhedeputetes së LVV-së, Fatmire Kollçakut, për postin e presidentit, Kurti tha se: ”Do të shihet se çka është e mundur ligjërisht”.

Ndërkohë Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu bëri thirrrje për vullnet politik për ta zgjidhur çështjen e presidentit. Ajo tha se se sapo të përfundojnë konsultimet mes partive politike do të thërrasë vazhdimin e seancës për zgjedhjen e kreut të shtetit.

The post Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: