Chelsea kryeson në shpenzimet për agjentët në Premier League

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Chelsea renditet në krye të listës së klubeve të Premier League për komisionet e paguara ndaj agjentëve, edhe pse në fushë ndodhet vetëm në vendin e gjashtë. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Futbollit (FA), londinezët kanë shpenzuar rreth 75 milionë euro për ndërmjetës gjatë periudhës shkurt 2025 shkurt 2026.

Pas Chelsea vijnë Aston Villa me 44 milionë euro dhe Manchester City me 43 milionë euro, ndërsa pesëshen e parë e plotësojnë Liverpool, Arsenal dhe Manchester United. Një surprizë është Wolverhampton, që renditet i shtati me 30 milionë euro, pavarësisht se është i fundit në tabelën sportive.

Në total, klubet e Premier League kanë shpenzuar mbi 528 milionë euro për agjentë në një vit, shumë më tepër se Championship me rreth 80 milionë euro, ndërsa Super Liga e Grave ka vetëm 4.3 milionë euro në të njëjtën periudhë.

The post Chelsea kryeson në shpenzimet për agjentët në Premier League appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: