Ish-lojtari i kombëtares senegaleze dhe i Lyon, Pape Cheikh Diop, tregoi për gazetën AS se në moshën 28 vjeç humbi gjithçka për shkak të një mashtrimi nga një person që i besohej si baba. Ai humbi paratë në bankë, sendet personale, shtëpitë dhe makinat e tij.
“Është një tronditje e tmerrshme të humbasësh disa milionë euro për shkak të mashtrimit. Isha shumë i besueshëm dhe ky ishte një gabim i madh nga ana ime”, tha Diop.
Tani, duke luajtur në ligën e gjashtë spanjolle me CD Promesas de Logroño, ai shprehet i vendosur për rikthimin: “Jam absolutisht i sigurt se do të rifitoj formën time më të mirë, falë përvojës dhe forcës mendore. I jap vetes dy vjet kohë për t’u rikthyer.”
The post Pape Cheikh Diop rrëfen humbjen e milionave dhe rikthimin në futboll appeared first on Euronews Albania.
