Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të shtunë do t’i dorëzojë detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. Pas 5 vitesh presidente ajo pasditen e sotme në orën 16:00 dorëzon postin.
Osmani nuk arriti të siguronte edhe një mandat të dytë ndërsa çështja e presidentit në Kosovë vijon të jetë një temë ende pa një zgjidhje.
Vetëvendosja që ka bërë tashmë dy propozimet e saj, Glauk Konjufca e Fatmire Kollçaku por LVV nuk ka deputetë të mjaftueshëm që të procedojë për zgjedhjen e tyre.
Opozita ka bërë thirrje për kandidat konsensual dhe refuzojnë që të votojnë kandidatët e Vetëvendosjes. Kurti të premten njoftoi se gjaë javës së ardhshme do të zhvillojë takime me liderët e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
The post Osmanit i përfundon mandati, i dorëzon sot detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu appeared first on Euronews Albania.
