Pas më shumë se 3 dekadash, Papa mban Kryqin në 14 stacionet e “Udhës së Kryqit”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Papa Leo u bë papa i parë në dekada që mbajti kryqin gjatë gjithë procesionit të së Premtes së Madhe në Koloseun e Romës.

Nën dritën e qirinjve dhe i shoqëruar nga rreth 30,000 besimtarë, papa 70-vjeçar mbajti kryqin prej druri nëpër 14 stacionet e Rrugës së Kryqit në ndërtesën e lashtë romake, e cila ishte një vend martirizimi për shumë nga të krishterët e hershëm.

Papa Benedikti dhe Gjon Pali II e kishin ngritur Kryqin vetëm gjatë stacionit të parë dhe të fundit të ceremonisë, ndërsa Françesku, vitet e fundit, e ka ndjekur “Via Crucis” nga Vatikani për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Në një klimë përkushtimi, në reflektimet e lexuara gjatë Udhës së Kryqit, Papa foli edhe lidhur me luftën në Lindjen e Mesme dhe të Tokave të Shenjta.

The post Pas më shumë se 3 dekadash, Papa mban Kryqin në 14 stacionet e “Udhës së Kryqit” appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: