Policia holandeze tha të shtunën se po hetonte raportet për një shpërthim gjatë natës në Qendrën Izraelite në qytetin Nijkerk të Holandës qendrore.
Nuk pati raportime për të lënduar. Nga shpërthimi pati dëmë të materiale.
Nuk ishte e qartë nëse incidenti lidhej me një seri sulmesh kundër vendeve hebraike në Evropë që nga lufta në Iran.
Policia tha se nuk kishte pasur arrestime dhe u bëri thirrje dëshmitarëve të paraqiteshin për të dhënë detaje të cilat mund të ndihmojnë në identifikimit dhe kapjen e autorit apo autorëve.
The post Shpërthim në Qendrën Izraelite në Holandë, policia nis hetimet appeared first on Euronews Albania.
