22 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri, nis takimi Kurti-Abdixhiku

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në këto momente ka nisur takimi i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në këtë takim do të flitet lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 22 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave, derisa LDK 13 për qind. 

Koalicioni qeverisës i drejtuar nga LVV ka 66 deputetë ose 14 më pak se numri i duhur i ligjvënësve që kërkohen për të votuar në dy rundet e para për ta zgjedhur presidentin e vendit

The post 22 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri, nis takimi Kurti-Abdixhiku appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: